Iso-polifonia shqiptare është realisht një ndër supervlerat e folklorit muzikor shqiptar por dhe të traditës botërore folklorike në përgjithësi. Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit. 
Në Toskëri shumëzërëshin e gjejmë me këtë organizim strukturor:

      Zëri I  -“ia hedh”-hedhësi ose marrësi               
      Zëri II -“ia pret”-pritësi
      Zëri III-“mbajnë zënë” -iso

Në Labëri:

(tre zërëshi)      
      Zëri I-“ia merr”-marrësi
      Zëri II-“ia kthen”-kthyesi
      Zëri III-“ia mbush”-mbushësat-iso 

(katër zërëshi)
      Zëri I-“ia merr”-marrësi
      Zëri II-“ia kthen”-kthyesi
      Zëri III-“ia hedh”-hedhësi
      Zëri IV-“ia mbush”-mbushësat-iso

Prej praktikës qindra shekullore janë ndërtuar formulat e mësipërme të cilar shprehin në thelb strukturën e iso-polifonisë popullore, ajo e cila ngërthen në një të vetëm tiparet e veçanta të zërave të tjerë, përbërës të shumëzërëshit.

 

Autori: Prof. Dr. VASIL S. TOLE ( Informacioni është marr nga www.vasiltole.com)